Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia dhe Gjermania ngushëllojnë Turqinë, Erdogan: Do vazhdojmë të luftojmë propagandën terroriste

Rusia dhe Gjermania ngushëllojnë Turqinë, Erdogan: Do vazhdojmë të luftojmë propagandën terroriste
June 29
10:22 2016

Menjëherë pas sulmit të rëndë të shënuar vetëm një ditë më parë në Turqi, mesazhe ngushëllimi janë shprehur nga vende të ndryshme, përfshirë këtu Rusinë dhe Gjermaninë. Vetëm dy ditë më parë, Turqia i kërkoi falje Rusisë për vdekjen e pilotit rus dhe së fundmi shteti rus ka shprehur ngushëllimet për vitkimat e shënuara si pasojë e sulmit terrorist.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Duma-s (asamble ruse me funksione këshillimore ose legjislative), Aleksey Puşkov, shkroi në “Twitter” se “viktimat e sulmeve terroriste janë njerëz të pafajshëm. Ne shprehim ngushëllimet tona për viktimat e shënuara në Turqi, sikundër në Bruksel apo Paris”.

Reagime pati edhe nga Gjermania, ku kancelarja Angela Merkel shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e Gjermanisë. “Ne jemi me Turqinë, jemi kundër terrorizmit. Ne ende nuk dimë qëllimin e këtij sulmi dhe unë nuk dua të spekuloj. Por theksoj se jemi së bashku kundër terrorizmit dhe do vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin.”

Presidenti i Turqisë, Recep Taiyyp Erdogan u shpreh lidhur me sulmin terrorist se “ky është një moment historik në luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste. Dënojmë fuqishëm këto sulme terroriste ku qytetarët tanë humbën jetën dhe i shpreh ngushëllime kombit tonë. Ky sulm shënohet pikërisht gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe është e qartë se përmes derdhjes së gjakut synohet të prodhohet propagandë. Pavarësisht të gjitha shpenzimeve që do na kushtojë, ne do vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste. Perëndia pastë mëshirë për qytetarët tanë dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.”