Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia bombardon nga Irani Shtetin Islamik

Rusia bombardon nga Irani Shtetin Islamik
August 16
18:44 2016

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka përdorur një bazë në Iranin Perëndimor për të kryer sulme ajrore në Siri. Në deklaratën për shtyp bëhet me dije se avionët bombardues Tupolev-22M3 dhe Sukhoi-34 u ngritën nga Hamedan për të kryer sulme në Aleppo, Idlib, dhe në Deir El Zora.

Në vijim, citohet se është hera e parë që Rusia ka goditur objektiva brenda Sirisë nga një vend i tretë që pas nisjes së fushatës në mbështetje të presidentit sirian. Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Iranit është thelluar pas heqjes së pjesës më të madhe të sanksioneve kundër Teheranit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje