Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia 2018, Shqipëria shënon golin e dytë, zhgënjen Kosova

Rusia 2018, Shqipëria shënon golin e dytë, zhgënjen Kosova
October 06
22:27 2016

Shqipëria ka shënuar dy gola deri më tani në përballje me Lihtenshtejnin në stadiumin e Vaduzit. Në minutën e 11’ ka qenë Jahmir Hyka, i cili ka arritur të shënojë gol me topin e pasuar nga Roshi. Pas golit të parë që ka ndezur stadiumun e Vaduzit, është shënuar goli i dytë nga kuqezinjtë.

Më pas ka qenë Bekim Balaj, ai që ka dyfishuar rezultatin në minutën e 71′. Shqipëria zhvillon këtë takim pas fitores 2-1 ndaj Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Kosova ka zhgënjyer në përballjen e saj me Kroacinë në “Loro Boriçi”. Kroatët kanë shënuar katër gola, ndër ta tre nga Manxukiç. Pjesa e parë është mbyllur me një disavantazh prej tre golash për Kosovën. Goli i katërt është shënuar në minutën e 68’. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje