Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusët nderuan flamurin e Kosovës në kampionatin e xhudos, “çmenden” serbët. Ja si kanë reaguar

Rusët nderuan flamurin e Kosovës në kampionatin e xhudos, “çmenden” serbët. Ja si kanë reaguar
April 22
18:26 2016

Suksesi i Majlinda Kelmendit në Kampionatin Europian të Xhudos që u mbajt në Rusi, ku ajo fitoi Medaljen e Artë duke përfaqësuar Kosovën, është komentuar nga mediat serbe. Por më tepër sesa fitorja e saj, serbët janë provokuar nga veprimi i Rusisë, e cila ka lejuar Kosovën të përfaqësohet në Kampionatin Europian të Xhudos me simbolet shtetërore, ku dhe garda e ushtrisë ruse ka nderuar himnin dhe flamurin e Kosovës.

“Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine, ushtarët përshëndetën flamurin e Kosovës së Thaçit”, – është titulli i “Kurir”, transmeton Indeksonline. Në vijim të artikullit, shkruhet: “Rusia kërkoi që Kosova të garojë nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, por në fund u zbut”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje