Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusët kanë informacione sekrete të dëmshme për Trump?

Rusët kanë informacione sekrete të dëmshme për Trump?
January 11
14:34 2017

Të martën, media botërore ka publikuar se Rusia zotëron informacione të dëmshme për presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas lajmeve që dolën në media, këto informacione janë të një natyre personale dhe financiare për Trump.

Menjëherë pas tyre, presidenti amerikan reagoi përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë: “Lajme të rreme, një gjueti shtrigash”.

trump

 

Në të kaluarën ai ka mohuar se Moska ka pasur ndonjë ndikim në zgjedhjen e tij dhe është shprehur për vendosjen e lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Në këtë lajm ku mediat amerikane u referohen burimeve të paidentifikuara thuhet se z.Trump i është dorëzuar një dokument prej dy faqesh me informacione të klasifikuara, ku ai u informua lidhur me dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Njoftimi për ekzistencën e fakteve kompromentuese ndaj zotit Trump është hartuar në bazë të raporteve të një ish-agjenti të zbulimit britanik, që ka kontakte të shumta në Rusi, puna e të cilit në të kaluarën në Shtetet e Bashkuara është konsideruar e besueshme, gjithmonë sipas njoftimeve të shtypit amerikan.

Agjencitë amerikane të zbulimit javën e kaluar dëshmuan në senat se presidenti rus Vladimir Putin kishte dhënë urdhrin për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane me synimin për të dëmtuar kandidaten Klinton në favor të zotit Trump. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje