Blitz

 Breaking News

Rusët gjejnë qetësi tek alkoli i quajtur “koronavirus”

Rusët gjejnë qetësi tek alkoli i quajtur “koronavirus”
March 20
15:06 2020

Ndërsa Evropa është izoluar e tëra nga pandemia globale, Rusia po e mund ankthin me një koktej alkooli të quajtur “koronavirus”.

Në vend është gati dyfishuar numri i të prekurve nga infeksioni në 48 orët e fundit, por për presidentin Putin, situata mbetet nën kontroll.

Një lokal në Moskë pretendon se ka gjetur kurën për stresin nga pandemia që ka mbërthyer botën.

Në barin “Razvedka” në kryeqytetin rus, moskovitëve u ofrohet kokteji më i ri shumëngjyrësh me emrin “koronavirus”.

Pija shërbehet në një gotë me dy shiringa mjekësore, njëra me lëng të kuq dhe tjetra me lëndë jeshile.

Përbërësit e pijes mbeten mister, ndërsa krijuesit e saj thonë se duhet konsumuar kur një personi i vjen dëshira për të blerë sasi rezervë ushqimesh dhe letre higjienike, dhe kur bëhen gati për t’u vetizoluar.

“Ideja për realizimin e këtij kokteji erdhi befasishëm, njësoj si vetë virusi. Menduam se do të ulë nivelin e stresit nga paniku i pandemisë, që është armiku ynë më i keq në situatën që ndodhemi,” tregon menaxheri i barit.

Rusia ka konfirmuar rastet e para të koronavirusit në vend më 31 janar, dy shtetas kinezë që tani shëruar.

Që atëherë, numri i pacientëve bartës ka arritur në 200 dhe 1 person ka ndërruar jetë nga infeksioni.

Gruaja 79-vjeçare vuante nga sëmundje të ndryshme të mëparshme, si diabeti, hipertensioni dhe zemra.

Mbyllja e kufirit tokësor me Kinën që në javën e tretë të janarit mendohet se ka ulur ndjeshëm mundësinë e transmetimit të sëmundjes në mbarë vendin, ndërsa masat e tjera përfshijnë karantinat, bastisja e godinave ku jetojnë personat e dyshuar si të infektuar, dhe kontrollet e rastësishme në rrugë dhe në stacionet urbane.

Në rajonin e Siberisë po testohen po ashtu prototipe vaksinash te kafshët, me synimin që ta kenë gati produktin final në tremujorin e fundit të 2020-ës.

Share