Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Run4autism”, Bashkia e Tiranës: Më 2 prill do të bllokohet qarkullimi përgjatë bulevardit

“Run4autism”, Bashkia e Tiranës: Më 2 prill do të bllokohet qarkullimi përgjatë bulevardit
April 01
18:18 2016

Me rastin e aktivitetit “Run4autism” do të kufizohet nesër lëvizja e automjeteve përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe “Zogu I”. Në njoftimin e Bashkisë së Tiranës thuhet se më 2 prill do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në orarin 10:00 – 11:00, pasi dhjetëra qytetarë do të vrapojnë për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit. Gjatë kësaj kohe do të lejohet qarkullimi për automjetet përgjatë Bulevardit “Zhan’Dark” dhe bulevardit “Bajram Curri”, në pjesën që kryqëzohen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të kufizojnë qarkullimin e tyre me automjete përgjatë këtij orari. Të gjitha shërbimet e transportit urban do të vijojnë normalisht, duke devijuar vetëm në këtë orar stacionet përgjatë bulevardit në rrugët dytësore. Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët që duan t’i ofrojnë asistencë psikologjike dhe fizike fëmijëve të prekur nga format e ndryshme të autizmit”, – thuhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës.

Etiketimet
Shperndaje