Blitz

 Breaking News

Rudina Hajdari: Të rritet çmimi i cigareve, është e vetmja mënyrë për të ulur konsumin!

Rudina Hajdari: Të rritet çmimi i cigareve, është e vetmja mënyrë për të ulur konsumin!
February 17
14:14 2020

Deputetja Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar të deputetëve të pavarur, ka dalë kundër ndryshimeve të propozuara nga maxhoranca në Kuvend, për ligjin e mbrojtjes nga duhani. Hajdari tha se janë dy çështje kryesore që duhen parë dhe mund të japin efekt.

E para, ulja e aksesit në blerjen e duhanit, dhe e dyta rritja e çmimit të paketave të cigareve.

 

“Nëse ka dy gjëra sot për duhanpirësit në Shqipëri, e para është aksesi, dhe ne duhet të ulim aksesin përmes një fushate ndërgjegjësuese. Të rinjtë pinë shumë cigare këtu dhe pamjet tregojnë se jemi në zhvillim. Prodhuesit kryesorë janë politikanët dhe biznesmenët që fitojnë nga shëndeti i tyre.

Nëse duam të ulet fitimi i këtij biznesi, duhet të ngrejmë çmimin e paketës. Të bëjmë fushata ndërgjegjësuese, e jo të vijmë këtu me taktika që nuk sjellin rezultat. E të mos bëjmë nisma që janë provuar dhe në vende të tjera që nuk sjellin reduktimin e produktit. Iu bëj thirrje deputetëve të mos e votojnë këtë projektligj por të shohim një tjetër projektligj për mbrojtjen nga duhani”-tha Hajdari.

Me 75 vota kundër, 8 pro dhe 7 abstenim, socialistët vendosën të rrëzonin këto ndryshime që përfshinin ndryshimin edhe të reklamave të cigareve në paketë.

Share