Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi krijojnë partine e re të së djathtës, ja emri

Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi krijojnë partine e re të së djathtës, ja emri
April 20
14:38 2019

Krijohet një parti e re e së djathës në Shqipëri. Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi janë themeluesit e saj dhe do ta regjsitrojnë partinë politike në fillim të javës së ardhshme në KQZ dhe Gjykatë.

Sipas Balkanweb, partia do të mbajë emrin “Bindja Demokratike” dhe është themeluar pas mbledhjes që mbajti grupi i ri parlamentar, i krijuar nga deputetët e rinj të opozitës në Kuvend. Pjesë e saj gjithashtu janë bërë dhe disa ish-deputetë dhe figura të rëndësishme që kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike. I pari ishte Astrit Patozi, i cili i doli në mbështetje pak ditë më parë Rudina Hajdarit dhe mes tyre pati një takim, që çoi në themelimin e “Bindjes Demokratike”.

Në mbledhjen që u zhvillua sot, u vendos gjithashtu që partia e re të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, sepse sipas Hajdarit në Shqipëri ka shumë demokratë të pakënaqur dhe që janë të papërqafësuar nga opozita aktuale. Megjithatë ky vendim hasi në kundërshtimin e disa prej ish-figurave të PD-së, që ishin ftuar për të marrë pjesë në themelimin e partisë. Sipas tyre është herët për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi mungon koha e duhur për të bërë fushatë elektorale. Megjithatë, për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet politike në forcën e re të së djathës, na duhet të presim javën në vazhdim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje