Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ruçi-Vasili, të dy në të njëjtën mbledhje japin deklarata kontradiktore

Ruçi-Vasili, të dy në të njëjtën mbledhje japin deklarata kontradiktore
March 25
13:58 2016

Sot është mbajtur një takim mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta në lidhje me koordinimin e koalicionit qeverisës. Ky takim është zhvilluar në vilën qeveritare 31 në Tiranë. Mësohet se pjesëmarrës në takim kanë qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe homologu i tij nga LSI, Petrit Vasili.

Është aluduar paraprakisht nga media se fokusi i këtij takimi do të ishte reforma në drejtësi, mirëpo, në përfundim të takimit, Ruçi tha se nuk ka ndodhur diçka e tillë. Në kontradiktë nga kolegu i tij, Vasili tha për mediat se u fol pikërisht për reformën në drejtësi.

Nuk dihet ende qartë se si qëndron e vërteta, por ajo që dihet është se përfaqësuesit e dy partive, mesa duket, nuk kanë qenë dakord me njëri-tjetrin.

Komento
Shperndaje