Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ruçi për negociatat: “Ka një datë, por qeveria është në test deri në qershorin e ardhshëm!”

Ruçi për negociatat: “Ka një datë, por qeveria është në test deri në qershorin e ardhshëm!”
June 30
10:41 2018

 

Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, ku ka folur me gazetarët lidhur me proçesin e hapjes së negociatave të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Ruçit, për vendin tonë ka një datë të caktuar për të hapur negociata, por qeveria dhe opozita janë në test.

Nëse këto të dyja do të arrijnë të kalojnë testin, atëherë Shqipëria do të hapë negociatat, në të kundërt do të na duhet të presim sërish.

“Qëndrimin e Këshillit secili e interpreton si të dojë për partinë e tij dhe ambiciet që ka, por të gjithë kemi përgjegjësi kombëtare ta lexojmë e interpretojmë në interes të Shqipërisë. Lexuar në mënyrë të drejtë është një datë konkrete për hapjen e negociatave, arritja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt Europës. Kur të çlirohemi nga dallditë tona ajo që mbetet është data e negociatave që shkëlqen në kalendarin e qershorit 2019”,- tha Ruçi.

“Miqtë kërkojnë të mos grindemi, të dëgjojmë, të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë. Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë si qeveria dhe opozita. Nuk dua ta kritikoj opozitën e vendit tim, por ndër 27 qeveritë anëtare, 15 prej tyre drejtohen nga parti të djathta ose qendra e djathtë, e pra të djathtët europianë e bëjnë zemrën më të madhe se sa vetë ne shqiptarët. Suksesi i kujt është vendimi i Këshillit Europian? Kjo është arritje e të gjithëve, shqiptarëve, partive, grupeve parlamentare, deputetëve”,- shtoi kryeparlamentari. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje