Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rrugët në Tiranë si pistë garash

Rrugët në Tiranë si pistë garash
October 19
11:32 2019

Nisur nga rrezikshmëria që karakterizon kryeqytetin përgjatë fundjavës, për shkak të drejtimit të mjetit pas përdorimit të alkoolit, me shpejtësi mbi normat e lejuara apo edhe në shkelje të tjera po aq të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve dhe të tjerët, Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave, ka organizuar patrullime të kombinuara duke përdorur të gjitha pajisjet speciale dhe me burime njerëzore të shtuara në numër, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e procedimin e shkeljeve që janë burim për ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdorueseve të rrugës.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, deri në këto momente, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga të cilat 15 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi. Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 24 automjete të ndryshme dhe 34 persona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se nga kontrollet me radar dhe me drager rezulton se shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë.

Burimi: Top Channel

Share