Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rruga Tiranë-Elbasan, KLSH kallëzon drejtorin e projektit

Rruga Tiranë-Elbasan, KLSH kallëzon drejtorin e projektit
September 13
16:52 2016

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtorin e njësisë së menaxhimit të projektit që ka në fokus ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ky kallëzim vjen pas shkeljeve të konstatuara në pagesën e kontraktorëve privatë dhe dëme të tjera me vlerë mbi 4 milionë dollarë.

“Nga auditimi u konstatuan pagesa ndaj kontraktorëve privatë të dhëna në kundërshtim me kontratën e punimeve civile, keqmenaxhim i fondeve, me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në vlerë mbi 2,4 milionë USD, si dhe shpenzime jo në përputhje me parimet e 3E-ve (efektivitetit, eficencës dhe ekonomisë) me vlerë mbi 4 milionë USD.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 508/1 të prot., datë 16/05/2016, ka përfunduar auditimin në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për projektin “Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan”, për periudhën nga data 30.06.2014 deri më datë 30.06.2016”.

Me vendimin nr. 100, datë 07.09.2016 të kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar i auditimit dhe me shkresë nr. 508/7, datë 07.09.2016 i janë rekomanduar ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit masat përkatëse me karakter organizativ, si dhe ato në lidhje me shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 2,411,159 USD dhe të shpenzimeve jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit me vlerë 4,038,959 USD.”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në raportin e saj, KLSH rekomandon marrjen e masave administrative për shpallje të papranueshme për lidhje kontrate për shërbime konsulentë të kompanisë përgjegjëse që është e ngarkuar për supervizimin e punimeve dhe moslidhjen e kontratave të mëtejshme me kontraktorët të cilët po realizojnë punimet civile të këtij projekti. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje