Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrufeja godet Akropolin në Athinë, 4 të plagosur

Rrufeja godet Akropolin në Athinë, 4 të plagosur
April 17
18:07 2019

Një rrufe ka goditur Akropolin e Athinës ditën e sotme, duke lënë të plagosur 2 vizitorë dhe 2 roje.Por njëkohësisht nuk ka asnjë dëmtim në monumentin antik, sipas raportimeve zyrtare greke.

Në një deklaratë të ministrisë së kulturës thuhet se shufra e rrufeve, e cila është vendosur larg ndërtesave mermeri 2,500 vjeçare, u godit. Kjo shkatërroi dritaret e xhamit në dy kabina të afërta të rojeve, dhe rojet brenda dhe dy vizitore gra u dërguan në spital me dëmtime të lehta.

Ndërkohë asnjë nga monumentet e tij, ku bën pjesë dhe Partenoni i shekullit të 5-të para lindjes së Krishtit, nuk është dëmtuar.

Moti në të gjithë vendin ka qenë me reshje të rënda dhe stuhi, që do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje