Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrufe në koncertin e “Rock Am Ring”, pasoja të rënda te të pranishmit

Rrufe në koncertin e “Rock Am Ring”, pasoja të rënda te të pranishmit
June 04
12:05 2016

Mbrëmjen e djeshme, në Gjermani, në festivalin e “Rock Am Ring” mbetën të plagosur 51 persona pasi një rrufe e fortë goditi pikërisht në vendin ku po mbahej aktiviteti.

Në fillim u raportuan vetëm 42 të plagosur, por më pas policia doli në përfundimin se 51 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital menjëherë.

Festivali është një nga më të njohurit për muzikën rrok dhe ky ishte viti i 31-të që mblidhte bandat më të mira të të gjithë botës për të performuar bashkë në një natë.

Kushtet atmosferike nuk kanë qenë aspak të favorshme as në Gjermani e as në Francë, dy vende që po vuajnë pasoja nga moti i keq, siç ishte edhe lajmi i djeshëm për përmbytjet në Paris (lexo këtu).

Shperndaje