Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rroga faraonike nuk mjafton që Neymar të jetë lojtari më i paguar në botë, ja cili është…

Rroga faraonike nuk mjafton që Neymar të jetë lojtari më i paguar në botë, ja cili është…
August 04
10:22 2017

PSG ka mbuluar me ar brazilianin Neymar, pasi futbollisti do të përfitojë 30 milionë euro në vit.

Për më tepër ai do të marrë 40 milionë euro të menjëhershme pas firmës në kontratë, jaht privat e të tjera lukse që do t’i sigurohen nga marrëveshja.

Për të mos folur për pagesën e klauzolës së vendosur në kontratë, plot 222 milionë euro.

Por me gjithë këtë luks dhe shumë marramendëse pagese, Neymar nuk do të jetë lojtari më i paguar në botë.

Këta janë lojtarët më të paguar në botë:

10- Ezequiel Lavezzi me Hebei në Kinë përfiton 15.7 milionë euro në sezon.

9-Thomas Muller me Bayern Munich përfiton 16 milionë euro në sezon.

8-Graziano Pelle, i cili luan në Kinë, përfiton 16 milionë euro në sezon.

7-Paul Pogba, i kthyer në Manchester, përfiton 17.5 milionë euro në sezon.

6-Hulk me Shangai SIPG përfiton 20 milionë euro në sezon.

5-Cristiano Ronaldo me Realin e Madridit ka një rrogë 22 milionë euro në sezon.

4-Oscar te Shangai pasi iku nga Chelsea përfiton 25 milionë euro në sezon.

3-Messi te Barcelona ka një kontratë me 30 milionë euro në sezon.

2-Neymar me kontratën faraonike do të marrë 30 milionë euro në vit.

1-Carlos Tevez merr te ekipi i Shenhua një rrogë prej 38 milionë eurosh në sezon.

Komento
Shperndaje