Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrjeti i ri i ujësjellësit në Tiranë, Veliaj: Investime aty ku qytetarët janë korrektë me pagesat

Rrjeti i ri i ujësjellësit në Tiranë, Veliaj: Investime aty ku qytetarët janë korrektë me pagesat
August 13
14:46 2016

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në afërsi të zonës së “Myslym Shyrit”, një investim nga i cili do të përfitojnë 700 banorë. Gjatë inspektimit të këtyre punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se investime të tjera do të kryhen në këtë zonë.

Ky investim do t’i japë fund mungesës së furnizimit me ujë, me të cilën janë përballur deri tani banorët. Kryebashkiaku apeloi që qytetarët e zonës të jenë të rregullt me pagesat e faturave të ujit, por nëse nuk do të kenë mundësi që detyrimin ta shlyejnë përnjëherësh mund ta kryejnë me këste.

“Vetëm vitin e fundit ne kemi shkuar në një mesatare të furnizimit të qytetit nga 7-8 orë në ditë, në 12-13 dhe disa raste 14 orë. Dy-tre projekte pilot po funksionojnë me 24 orë, por që të shkojmë tek e gjithë Tirana me ujë 24 orë, duhet që qytetarët të bëjnë pagesat në kohë të ujit. Ata që janë më të vonuar dhe janë debitorë në kohë të gjatë, duhet të përfitojnë nga oferta e UKT, për të paguar vetëm 2000 lekë në muaj, si një mënyrë për të filluar gradualisht të ulin debinë, për të shmangur kamatë-vonesat dhe për t’u siguruar që janë në rregull me Bashkinë, që pastaj të kenë mundësi dhe të kërkojnë investime edhe në lagjen e tyre”, – është shprehur ndër të tjera Veliaj. /Blitz.al/

Komento