Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrjedhje gazi nga bombola, banesa përfshihet nga flakët

Rrjedhje gazi nga bombola, banesa përfshihet nga flakët
July 17
14:26 2019

Një banesë është përfshirë nga flakët pak  më parë në kryeqytet. Ngjarja është shënuar në rrugën ‘Ferit Xhajko’ ndërsa mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shkak i flakëve në banesë dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga bombola.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, bënë të mundur evakuimin e banorëve në banesë, duke shuar më pas flakët.

Vetëm pak ditë më [arë një tjetër shpërthim ndodhi në zonën e ish-Bllokut ku mbetën të plagosur 5 persona.

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje