Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrjedha e ujit përfshin automjetin, shpëtohen në kohë shoferi dhe 8 pasagjerë

Rrjedha e ujit përfshin automjetin, shpëtohen në kohë shoferi dhe 8 pasagjerë
October 12
09:43 2016

Një automjet është rrëmbyer nga rrjedha e ujit në fshatin Grazhdan të Gramshit. Mësohet se mjeti tip “Land Rover”, me targa AA649AK, është përfshirë nga rrjedha teksa po transportonte 8 pasagjerë nga fshati Grazhdan për në Gramsh.

Për shkak të urës që është duke u rikonstruktuar, banorët detyrohen të kalojnë përmes lumit. Në momentin që shoferi nuk ka mundur më të komandojë mjetin, pasagjerët kanë dalë menjëherë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar për shkak të nivelit të ujit.

Është dashur ndërhyrja e një banori që po lëvizte me kamion për ta nxjerrë atë jashtë, përpara se automjetin ta merrte lumi. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje