Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rritje pensioni për 23 mijë persona, kush do të marrë shtesën deri në 20%

Rritje pensioni për 23 mijë persona, kush do të marrë shtesën deri në 20%
September 16
19:52 2019

Më shumë se 23.400 persona që kanë punuar apo punojnë ende në miniera, industrinë e naftës, gazit dhe në metalurgji do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë.

Ligji më i fundit i miratuar në parlament, u jep mundësi këtyre kategorive që kanë kryer apo kryejnë ende punë të vështira në këto tre sektorë të veçantë të ekonomisë për të pasur një trajtim financiar më të mirë se ai që kanë pasur deri më tani.

Kështu, përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Fondi që do të vihet në dispozicion për një vit arrin në 1. 4 miliardë lekë.

Burimi: BalkanWeb

 

Share