Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritja e sigurisë në Tiranë, pranga 9 shoferëve të dehur

Rritja e sigurisë në Tiranë, pranga 9 shoferëve të dehur
May 02
10:50 2016

Policia e Tiranës ka vijuar me planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i punës në terren janë vënë në pranga nëntë persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në sajë të kontrolleve të ushtruara në rrugët kryesore dhe dytësore të Tiranës, u pezulluan 59 leje drejtimi, nga këto: 21 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 7 leje drejtimi për lëvizje në sens të kundërt.

Mësohet edhe se 21 masa administrative u vendosën për shkelje të semaforit, përdorim të celularit dhe mosvënie të rripit të sigurimit.

Komento