Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritja e pagave: ja sa do të jenë shifrat e reja për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët

Rritja e pagave: ja sa do të jenë shifrat e reja për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët
October 19
11:09 2018

Kryeministri Rama ka deklaruar nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar se buxheti i vitit 2019 do të jetë më i madhi, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e qeverisë duke nisur nga rritja e pagave. Shefi i qeverisë u shpreh se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%. Por çfarë do të thotë kjo?

Sipas tabelës së mëposhtme, me rritje 10 % paga e një mjeku në spitale do të shkojë 91,382 lekë (bruto), ndërsa e një infermieri me arsim të mesëm në qëndra shëndetësore do të arrijë vlerën e 44,259 lekë.

Ndërkohë përsa i përket mësuesve, do të përfitojnë deri në 78,685 lekë në muaj. Gjithashtu përfitojnë një rritje me 5% edhe punonjësit e sektorit të Mbrojtjes, pra ushtarakët e gradave të ndryshme.

Për më shumë, ndiqni tabelat e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje