Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritet numri i viktimave në Turqi, nusja dhe dhëndri jashtë rrezikut për jetën

August 21
12:03 2016

Numri i viktimave të sulmit vdekjeprurës në qytetin turk Gaziantep ka arritur në 50, referuar të dhënave të publikuara nga zyra e guvernatorit, ndërkohë që numërohen rreth 100 të plagosur.

Sulmi vetëvrasës shënjestroi një dasmë që po zhvillohej në qytetin në afërsi të kufirit me Sirinë. Lidhur me bilancin e këtij sulmi, ministri i Shëndetësisë, Recep Akdag, bëri me dije se 73 persona i janë nënshtruar trajtimit mjekësor, ndër ta 17 në gjendje kritike për jetën. Ai bëri me dije se nusja dhe dhëndri, Besna dhe Nurettin Akdogan, janë jashtë rrezikut për jetën, por janë ende nën kujdesin e mjekëve.

Në një deklaratë për mediat, presidenti turk Erdogan dënoi sulmin që dyshohet të jetë kryer nga ISIS dhe u zotua se do të vazhdohet të luftohet terrorizmi. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje