Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritet numri i viktimave në Maqedoni, dëshmia tronditëse e shoferit: Uji ma mori fëmijën prej duarve

Rritet numri i viktimave në Maqedoni, dëshmia tronditëse e shoferit: Uji ma mori fëmijën prej duarve
August 07
18:15 2016

Numri i viktimave shkaktuar nga përmbytjet në Maqedoni ka arritur në 22, ndërkohë që burime të ndryshme shprehen se bëhet fjalë për 25 viktima. Si pasojë e kësaj katastrofe humanitare, “Zëri.net” bën me dije se Maqedonia e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie.

Dalja nga shtrati i liqenit të Smilkovcit, veç dëmeve materiale, ka marrë edhe jetë njerëzish që udhëtonin në autostradë, trupat e të cilëve janë gjetur mëngjesin e sotëm gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit. Vlladimir Angellovski, shofer i një kamioni që përjetoi fatkeqësinë, por që mundi t’i shpëtojë përmbytjes tregon se gjithçka ndodhi rreth orës 19:00 teksa ai qëndronte i bllokuar në kamion.

“Pas meje u duk një makinë, në të ishte një burrë, një grua dhe një fëmijë. Ata kërkuan ndihmë nga unë, ndërsa burri nxori fëmijën nga dritarja e makinës që të ma jepte mua. Në momentin kur desha të kapja fëmijën, uji i mori të tre, pastaj më rrotulloi edhe mua dhe rreth një orë e gjysmë mbeta i bllokuar në kamion”, – tregon Angellovski.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje