Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritet numri i viktimave në Itali, grumbullohen 6 mln € në ndihmë të të prekurve

Rritet numri i viktimave në Itali, grumbullohen 6 mln € në ndihmë të të prekurve
August 27
14:49 2016

Rreth orës 11:40 ka nisur në Itali varrimi i viktimave të tërmetit që goditi Italinë qendrore, nga i cili deri tani numërohen 290 viktima. I pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, ishte edhe Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i cili përqafoi dhe ngushëlloi familjarët e viktimave. “Unë nuk do të heq dorë”, u shpreh ai përpara të pranishmëve. Së shpejti, kreu i Shtetit do të udhëtojë drejt Rieti-t për të vizituar të plagosurit.

“Ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi”, u shpreh nga ana tjetë, kryeministri i vendit, Matteo Renzi, i cili siguroi mbështetjen për zonat e prekura nga tërmeti. Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali bën të ditur se deri tani janë grumbulluar 6,120,296 euro në sajë të solidaritetit të njerëzve të ndryshëm.

“Këmbanat tona do të bien sërish. Çdo gjë tani është shndërruar në pluhur. Megjithatë, nën rrënoja ka diçka që na tregon se këmbanat tona do të bienë sërish. Solidariteti na mundëson që të përballojmë së bashku vështirësitë dhe të punojmë për një botë më të mirë.”, është shprehur gjatë ceremonisë peshkopi Giovanni D’Ercole. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje