Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rritet numri i divorceve në familjet shqiptare, shifra rekord në vitet e fundit

Rritet numri i divorceve në familjet shqiptare, shifra rekord në vitet e fundit
January 15
14:16 2018

Po të flasim për divorcin në Shqipëri në periudhën e fillim viteve ’90, sigurisht që konsiderohej si diçka jashtëzakonisht e rëndë për një familje dhe kishte pasoja të mëdha në jetën e atij/asaj që merrte këtë vendim.

Por ditët e sotme duket se është kthyer thjesht si një problem i cili mbetet midis atyre që vendosin të marrin një vendim të tilllë dhe shoqërisë i mbetet thjesht të përballojë kostot që krijohen.

Në 25 vitet e fundit divorcet janë shtuar ndjeshëm dhe sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte vetëm 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016 ishin 24.7 divorce për 100 martesa dhe këto janë nivele alarmante. Viti që pati numrin më të ulët të divorceve ishte viti 1997, kur u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa.

Sipas Monitor, vala e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa.

Shqipëria ka treguesin e divorceve më të ulët se vëndet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit. /Blitz.al/ 

Shperndaje