Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtohen bandat shqiptare në Holandë, policia atje kërkon të kthehen vizat për hapësirën Shengen

Shtohen bandat shqiptare në Holandë, policia atje kërkon të kthehen vizat për hapësirën Shengen
August 19
12:27 2017

Një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë sigurisht ka qenë lejimi për të lëvizur lirisht brenda zonës Shengen pa pasur nevojë për të marrë paraprakisht një vizë në ambasadat përkatëse. Por rritja e numrit të krimeve nga shqiptarët në disa nga vendet e Europës ka bërë që të ngrihet sërish alarmi nga policitë e këtyre vendeve për të vendosur edhe një herë vizat për shqiptarët.

Rasti i fundit ka qenë ai i autoriteteve të Holandës, të cilat në  bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë në zonën Shengen. Një kërkesë e tillë është siguruar në mënyrë ekskluzive nga “ABC News”.

Kriminelët shqiptarë në Holandë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, pasi operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore.

Shperndaje