Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrihet keqazi futbollisti i njohur i Gjermanisë

Rrihet keqazi futbollisti i njohur i Gjermanisë
March 01
16:16 2017

Një incident i rëndë i ka ndodhur futbollistit gjerman të Shtutgartit, Kevin Groskrojc, i cili është dhunuar fizikisht 2 ditë më parë, në kohën kur ka qenë duke u argëtuar në një klub nate.

Siç raportojnë mediat gjermane, Kevin ka qenë i shoqëruar në pub nga miqtë e tij dhe është bërë pjesë e një sherri.

Mësohet se një 16-vjeçar e ka qëlluar atë me grusht dhe e ka çarë në pjesën e prapme të veshit, për të përfunduar më pas në spital.

Nuk dihet arsyeja e këtij sherri, por nga fotot duket qartë se goditja ka qenë e fortë, që i ka sjellë futbollistit gjakrrjedhje në kokë.

Groskrojc ka qenë pjesë e Dortmundit deri 2 vite më parë e më pas u transferua tek ekipi i Shtutgartit.

Ai ka qenë pjesë e Gjermanisë në vitin 2014 kur u shpall kampion bote në Brazil.

Shperndaje