Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet kërkesa për ndryshim mase, Krimet e Rënda lënë në burg Shukri Xhelilin

Rrëzohet kërkesa për ndryshim mase, Krimet e Rënda lënë në burg Shukri Xhelilin
June 02
11:55 2016

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të lerë në burg ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Ky vendim merret pas kërkesës së Xhelilit për ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë që trupi gjykues nuk e ka pranuar.

Sipas ish-kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë dhe familjarëve të tij, ky skandal është cilësuar si një luftë politike për ta larguar nga detyra. Xhelili u vu në pranga më 16 maj të këtij viti, pas publikimit të videoskandalit ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një pozicioni pune. Më 25 maj, ish-kryebashkiaku dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.

Komento