Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet helikopteri në Norvegji, 11 të vdekur dhe 2 të humbur

April 29
17:54 2016

Njëmbëdhjetë  të vdekur dhe dy të tjerë të humbur është bilanci i aksidentit ajror të shënuar së fundmi në Norvegji. Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se 13 persona gjendeshin në helikopter kur ai u rrëzua në perëndim të qytetit norvegjez Bergen. Nga njëmbëdhjetë viktimat që gjendeshin në bord, renditen shtetas norvegjezë, një britanik dhe një italiane.

Nga raportet paraprake bëhet me dije se helikopteri i rrëzuar është shkatërruar plotësisht. Ai ishte nisur nga fusha e naftës në Gullfaks dhe kishte destinacion Bergenin, një prej qendrave të industrisë së naftës dhe gazit natyror në Detin e Veriut.

Zëdhënësi i policisë, Morten Kronen, deklaroi se një operacion masiv u zhvillua në vendngjarje, ku morrën pjesë forca të shumta policie, zjarrfikës dhe autoambulanca.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje deklaruan se panë mjetin fluturues tek binte, sipas tyre për shkak të një defekti që kishin pësuar helikat e helikopterit. Mediat lokale raportuan se helikopteri humbi 640 metra lartësi në 10 sekonda. Disa nga rrënojat e mjetit fluturues u gjetën në ishull, e të tjerë të shpërndara në det.

Etiketimet
Shperndaje