Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet helikopteri në Malësinë e Madhe, deri tani dy viktima

Rrëzohet helikopteri në Malësinë e Madhe, deri tani dy viktima
April 06
12:53 2016

Një helikopter i forcave të armatosura, gjatë një kontrolli rutinë ,është rrëzuar në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00. Banorët e fshatit Grizhë kanë lajmëruar policinë dhe kanë dhënë informatat rreth vendit ku ka rënë helikopteri.  Ende nuk ka një informacion të detajuar rreth ngjarjes në fjalë ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka thënë se dyshohet që dy persona të kenë humbur jetën ndërsa në helikopter ka patur 3 shtetas të paidentifikuar të një ekuipazhi ushtarak. Ende nuk dihen rrethanat e rrëzimit ndërkohë  mësohet që helikopteri ka përfundur në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Sakaq është mësuar identiteti i të mbijetuarit, Gerald Muça 23 vjeç, i cili është dërguar me shpejtësi drejt spitalit.

3 helikopterë të Forcave të Armatosura janë nisur drejt fshatit Grizhë për të dhënë ndihmën e tyre. Gjithashtu edhe drejtues të FA-ve kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë  së Shkodrës, ambulanca dhe zjarrfikësit por ende mbetemi në pritje të një informate të detajuar.

(vijon)

Shperndaje