Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet avioni në Shkup, bëhen të ditura kombësitë e viktimave

Rrëzohet avioni në Shkup, bëhen të ditura kombësitë e viktimave
September 06
22:11 2016

Një avion privat me 6 pasagjerë në bord ka humbur nga radarët dhe është shfaqur më pas në afërsi të fshatit Vetersko, Maqedoni, sipas raportimeve të “Zhurnal”. Mjeti fluturues “Paper”, në të cilin thuhet se udhëtonte një grup biznesmenësh, është gjetur i djegur në një zonë të pyllëzuar.

Autoritetet e aeroportit bëjnë të ditur se avioni ishte nisur nga Treviso i Italisë drejt Prishtinës së bashku me dy avionë të tjerë të vegjël dhe më pas ka kërkuar të ulet në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar me karburant. Në ndryshim nga dy avionët e tjerë, s’ka mundur të arrijë në destinacion.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov, ka konfirmuar se në avion kanë qenë 2 shtetas kosovarë dhe 4 italianë. Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve së bashku me policinë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje