Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet avioni në Rusi, mbi 60 të vdekur

Rrëzohet avioni në Rusi, mbi 60 të vdekur
March 19
10:49 2016

Mbi 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni me pasagjerë.  Aksidenti ajror ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Rusi. Avioni me të paktën 60 persona në bord është rrëzuar në aeroportin e qytetit rus Rostov-on-Don. Mediat ruse bëjnë me dije se avioni, me destinacion Rostovin, ishte nisur në orën 03:50 me orën lokale, kur u rrëzua gjatë tentativës për t’u ulur në aeroport.

Ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare, raportohet se 55 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën. Shkaqet e rrëzimit të vijojnë të jenë të paqarta, megjithatë dyshohet se era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur kanë ndikuar në aksident.

Mediat vendase raportuan se grupet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën  të shuajnë zjarrin.

Komento
Shperndaje