Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet autobusi në Berat, humb jetën 54-vjeçarja, plagoset bashkëshorti

Rrëzohet autobusi në Berat, humb jetën 54-vjeçarja, plagoset bashkëshorti
July 14
09:03 2016

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në fshatin Pashalli të Beratit. Mikrobusi me targa AA705FL me 15 pasagjerë, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale Y. V është rrëzuar për shkaqe ende të paditura.

Si pasojë e rrëzimit të tij, ka humbur jetën shtetësja F. H. 54 vjeç dhe ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj, 60-vjeçari Z. H. Burime të policisë bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Beratit, ndërkaq është kryer edhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit.

Policia, e cila ndodhet në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve.

 

Etiketimet
Shperndaje