Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzohet ashensori, flet punëtori: Pashë një fëmijë që varej, por nuk e ndihmova dot!

Rrëzohet ashensori, flet punëtori: Pashë një fëmijë që varej, por nuk e ndihmova dot!
August 28
13:32 2016

Ditën e djeshme, 15-vjeçari Klodian Lala gjeti vdekjen, ndërsa një punëtor u plagos në një ndërtesë 3 katëshe në Shkozet. Ndërtesa përdorej si repart prodhimi këpucësh për një firmë italiane.

Djali kishte shkuar për të pritur nënën, e cila punonte si sanitare, por është rrëzuar në gropën e ashensorit ku gjeti  vdekjen.

Punëtori që ndodhej në ashensor me djalin ka treguar ngjarjen: “Ashensori u prish në katin e tretë dhe unë u hodha. Pasi pashë që ishte edhe një fëmijë që rrinte varur shkova ta ndihmoja, por nuk ia dola”.

Ata kanë rënë të dy në gropën prej 6 metrash ku 15-vjeçari gjeti vdekjen dhe punëtori u plagos./Blitz.al/

Shperndaje