Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzimi i helikopterit, identifikohen 2 viktimat! FA: Presim zbardhjen e ngjarjes!

Rrëzimi i helikopterit, identifikohen 2 viktimat! FA: Presim zbardhjen e ngjarjes!
April 06
16:10 2016

Detaje të reja dalin rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme rreth orës 14.00 në Malësinë e Madhe, ku për shkaqe ende të panjohura helikopteri i modelit EC145 është rrëzuar në liqenin e Shkodrës duke shkaktuar vdekjen e 2 prej anëtarëve të ekuipazhit – Kapiten Florian Deliaj e Toger Donald Hoxha, ndërkohë që është shoqëruar me urgjencë në spital i plagosuri Gerald Baramuca!

Në deklaratën e parë për shtyp pak minuta më parë, Jeronim Baze – Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave ka shprehur se personat e ndodhur në ekuipazh kanë qenë të mirëtrajnuar dhe me përvojë të konsiderueshme!
Ndërkohë, ndër të tjera ka konfirmuar se helikopteri EC145 i cili shërbente për qëllime kërkim-shpëtimi, po kryente një lëvizje rutinë si gjithë të tjerat!

Në fund, Baze e mbyll fjalën e tij duke kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve, duke qenë se zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes kërkon kohë dhe maturitet profesional!