Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzimi i avionit të “EgyptAir”: Zbulohen sinjale nga kutia e zezë

Rrëzimi i avionit të “EgyptAir”: Zbulohen sinjale nga kutia e zezë
June 01
19:49 2016

Një anije franceze ka zbuluar sinjale të cilat vijnë nga kutitë e zeza të avionit të “EgyptAir”, të rrëzuar në detin Mesdhe.

Fluturimi MS804, i nisur nga Parisi drejt Kajros, u rrëzua më 19 maj, me 66 persona, 10 prej të cilëve ishin anëtarë të bordit.

Informacionet e nxjerra nga komisioni investigativ egjiptian tregojnë se kërkimet e pajisjeve u intensifikuan në momentin që mbërriti një anije e “Deep Ocean Search” për të rikuperuar mbetjet. Konfirmimi gjithashtu erdhi edhe nga autoritetet investigative për sigurinë e aviacionit civil francez, “Bea”.

“Sinjali identifikues i një regjistruesi të fluturimit u gjurmua nga metodat e shoqërisë “Alseamar”, të instaluara në anije nga marina kombëtare Laplace”, – deklaroi drejtori i “Bea”-s, Remi Jouty, në një komunikim zyrtar të cituar nga “Le Point”.

“Sinjali është gjetur në bashkëpunim me autoritetet egjiptiane dhe bëhet fjalë për një hap të parë të vogël me shumë rëndësi për vazhdimësinë e hetimeve”, – shton më tej Jouty.

Komento
Etiketimet
Shperndaje