Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzimi i avionit të “EgyptAir” – Egjiptianët: Nuk ka pasur devijim kursi

Rrëzimi i avionit të “EgyptAir” – Egjiptianët: Nuk ka pasur devijim kursi
May 24
10:02 2016

Avioni i kompanisë “EgyptAir” i rrëzuar në Mesdhe një javë më parë nuk ka bërë asnjë ndryshim kursi!

Këtë teori mbrojnë zyrtarë të Cairo-s, të cilët hedhin poshtë fjalët e Ministrit të Mbrojtjes të Greqisë, i cili menjëherë pas tragjedisë shprehu se Airbus 320 kishte pasur devijime para se të binte me 66 persona në bord.

Sipas informacioneve të “The Guardian”, Ehab Azmy – kreu i agjencisë publike egjiptiane për shërbimet ajrore shprehet se avioni as nuk ka humbur shpejtësi para se t’i humbiste radarit.

“Faktet mohojnë atë që thonë grekët në lidhje me humbjen e papritur të shpejtësisë para se të zhdukej plotësisht nga radarët. Nuk pati asnjë devijim majtas apo djathtas dhe avioni ishte në rregull kur hyri në hapësirën ajrore egjiptiane!” – shprehet Azmy.

Nga ana tjetër, Ministri grek i Mbrojtjes – Panos Kammenos është shprehur se avioni ka kaluar pa problem hapsirën ajrore greke, para se të kthehej papritur me 90 gradë nga krahu i majtë, për të kryer më pas një lëvizje komplet nga e djathta. Më pas nga 11,2 km lartësi është ulur deri në 3 km lartësi, para se t’i humbiste radarëve.

Gjithsesi, nga kampi egjiptian, investiguesi Hani Galal deklaron se nëse kutia e zezë gjendet e padëmtuar do të kontrollohet në Egjipt, në të kundërt do të dërgohet në perëndim!

Komento
Etiketimet
Shperndaje