Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzimi i avionit në SHBA, shqiptari parandaloi në kohë aktin terrorist

Rrëzimi i avionit në SHBA, shqiptari parandaloi në kohë aktin terrorist
October 13
12:13 2016

“U.S. National Transportation Safety Board” bëri me dije të mërkurën rrëzimin e një avioni të vogël në East Hartford, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe për të cilin FBI ka nisur hetimin.

Avioni, i cili u rrëzua në afërsi të uzinës “Pratt & Whitney”, që prodhon motorë për avionët dhe cilësohet si një pikë strategjike për sigurinë kombëtare në SHBA, drejtohej nga shqiptari Arian Prevalla dhe një nxënës i tij jordanez, – bën me dije gazeta “Ilyria”.

Arian Prevalla, shqiptaro-amerikani që jeton në SHBA, drejton një shkollë pilotimi, të cilën e ka hapur në 2006-n në Hartford dhe është president i Akademisë Amerikane të Fluturimit. Ai ishte duke udhëtuar me nxënësin e tij jordanez, kur ky i fundit vendosi të mos ndjekë itinerarin e planifikuar. Falë ndërhyrjes së tij në kohë duke marrë kontrollin e avionit, u shmang një akt i dyshimtë terrorist. 28-vjeçari jordanez nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit, ndërsa Arian Prevalla pësoi djegie të mëdha, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Me nisjen e hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e nxënësit nga Jordania dhe mori dëshmitë edhe të nxënësve të tjerë. “CBS News” raportoi se shtetasi jordanez ka hyrë për herë të parë në SHBA në vitin 2012 me një vizë të përkohshme për të ndjekur shkollën e fluturimit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje