Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëzimi i avionit egjiptian me 66 persona, tre shtete të përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit

Rrëzimi i avionit egjiptian me 66 persona, tre shtete të përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit
May 19
10:53 2016

Avioni egjiptian Airbus A320 u zhduk nga radarët teksa udhëtonte nga Parisi drejt Kajros me 66 persona në bord. Si pjesë e fluturimit, ai ka kaluar edhe mbi vendin tonë drejt destinacionit final. Zyrtarë të kompanisë ajrore dhe Deparatamentit të Aviacionit thanë për Reuters se dyshohet që avioni të jetë rrëzuar në det.

Në Airbus A2320 udhëtonin 66 persona, ndër ta 56 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit. Ndër pasagjerët ishin të përfshirë një fëmijë, dy foshnja, 30 shtetas egjiptianë, 15 shtetas francezë së bashku me shtetas nga 10 vende të tjera.

Sipas “Egypt Air”, avioni dërgoi një sinjal emergjence në 04:26 me orën lokale, vetëm dy orë pasi ai u zhduk nga radarët. Mendohet se ky sinjal do i ndihmojë ekipet e kërkim-shpëtimit për të gjetur vendodhjen e aksidentit ajrore dhe kutinë e zezë.

Kryeministri egjiptian së bashku me familjarët e udhëtarëve nxituan drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros menjëherë pas agimit, ndërkohë që grupe të kërkim-shpëtimit nga Egjipti, Greqia dhe Franca kanë nisur punën për të gjetur aeroplanin e rrëzuar. Franca është ofruar për të dërguar avionë ushtarakë dhe anije, ndërsa Greqia ka dërguar dy avionë.

Lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit me numër fluturimi MS804, asnjë prej pistave nuk mund të hidhet poshtë. Kryeministri francez Manuel Valls tha se asnjëra nuk mund të përjashtohet, as ajo e terrorizmit.

Sa i takon kushteve të motit, CNN raporton se kur avioni ka fluturuar mbi detin Mesdhe, kushtet atmosferike paraqiteshin mira. Lidhur me sigurinë gjatë fluturimit, siguria e aviacionit në Egjipt ka qenë në mbikëqyrje të vazhdueshme që pas bombës që rrëzoi një avion rus mbi Gadishullin Sinai në tetor, duke vrarë 224 persona në bord.

The flight path of EgyptAir flight MS804 from Paris to Cairo is seen on a flight tracking screen May 19, 2016. Courtesy Flightradar24.com/Handout via Reuters

Etiketimet
Shperndaje