Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrezikuan të mbysnin emigrantët shqiptarë, dënohen tre britanikët

Rrezikuan të mbysnin emigrantët shqiptarë, dënohen tre britanikët
August 01
10:56 2016

Tre shtetas britanikë janë dënuar nga gjykata për trafikim të paligjshëm të emigrantëve shqiptarë në Britani. Tre britanikët, ndër ta Robert Stilwell, 33 vjeç, nga Dartford, akuzohen se rrezikuan mbytjen e emigrantëve shqiptarë. 33-vjeçari është dënuar me 4 vjet pasi u gjet fajtor për tentativën e trafikimit drejt Britanisë të 18 shqiptarëve me varkë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Më 28 maj, 15 burra, 1 grua dhe 2 fëmijë shqiptarë, u shpëtuan nga roja bregdetare pas telefonatës së familjarëve të emigrantëve që rrezikonin të mbyteshin. Shtetasit Robert Stilwell dhe bashkëpunëtori i tij, Mark Stribling, 35 vjeç, pranuan akuzat dhe të dy janë dënuar nga gjykata e Maidstone. Ndërsa një tjetër shtetas anglez, 51-vjeçari Stephen Jackson, u dënua me 4 vjet e 9 muaj burg për ngjarjen e ndodhur më 23 maj, kur përmes një varke tentoi të fuste në Angli një grup tjetër shqiptarësh. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje