Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrezikuan të linin Romën pa ujë, pranga 4 shqiptarëve

Rrezikuan të linin Romën pa ujë, pranga 4 shqiptarëve
April 01
16:29 2016

Katër shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane në Romë, pasi me veprimet e tyre rrezikuan të linin pa ujë kryeqytetin italian. Sipas agjencisë ANSA, nëse nuk do të ishte sistemi rezervë i energjisë elektrike, sot Roma do të kishte mbetur pa ujë.

Katër shqiptarët akuzohen për vjedhjen e rrjetin elektrik të impiantit të ujit. Gjatë operacionit të zhvilluar gjatë natës, karabinierët kanë arrestuar shtetasit shqiptarë dhe kanë sekuestruar 3240 kilogramë tela, më shumë se 2 kilometra të gjatë, me vlerë prej 50 mijë eurosh dhe 11 lidhje elektrike. Sot,të arrestuarit janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Etiketimet
Shperndaje