Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rreth 11 mijë fëmijë refugjatë sirianë janë deklaruar të humbur

Rreth 11 mijë fëmijë refugjatë sirianë janë deklaruar të humbur
June 07
10:23 2016

Sot është organizuar një takim në Qendrën Kulturore të Athinës për  zhdukjen tragjike të refugjatëve të mitur. Konferenca është bërë nga Këshilli i Grave Greke dhe është titulluar “Fëmija refugjat”.  Sipas diskutimeve që nga viti i kaluar, ku me miliona sirianë kanë emigruar jashtë vendit të tyre, më shumë se 11 mijë të mitur janë zhdukur në vende të Bashkimit Europian.  Në veçanti rreth 4700 fëmijë janë zhdukur në Gjermani, 4 mijë në Itali, 1 mijë në Suedi dhe rreth 1096 në Greqi. Mosha e të miturve që rezultojnë të humbur varion nga 15-18 vjeç.

Duke iu referuar çështjes, ka reaguar Zyra e Prokurorisë së Athinës, e cila ka cituar se sot strehimoret dhe OJQ-të  e  angazhuara për fëmijët refugjatë janë të mbushura dhe gjithashtu është theksuar se ka vështirësi në regjistrimin e të miturve të pashoqëruar. Pjesa më e madhe e të miturve që paraqiten nuk kanë të dhëna personale apo dokumente identifikimi, qoftë kjo për arsye të tjera apo edhe nga frika.

Komento
Shperndaje