Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rreshjet e shiut në Japoni, 141 persona humbin jetën dhe me dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur

Rreshjet e shiut në Japoni, 141 persona humbin jetën dhe me dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur
July 10
18:04 2018

141 persona kanë humbur jetën në Japoni si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut.
Një rekord i rreshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në pjesën perëndimore të Japonisë. Me dhjetëra janë raportuar si të zhdukur.

Gjithashtu janë shkatërruar linjat elektrike.
Që prej ditës së enjte disa zona të Japonisë perëndimore kanë regjistruar tre herë më shumë reshje shiu se ajo e zakonshme për një muaj të tërë. Ekipet e shpëtimit kanë nisur operacionet për të shpëtuar njerëzit në vështirësi dhe për të gjetur të mbijetuarit apo trupat e pajetë të viktimave të bllokuar në baltë. Thuhet se niveli i reshjeve është në ulje gjë që po lehtëson punën  e operacioneve të shpëtimit.

Komento
Shperndaje