Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëshen, zjarr në masivin pyjor pranë tunelit të Kalimashit

Rrëshen, zjarr në masivin pyjor pranë tunelit të Kalimashit
August 27
16:19 2016

Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot zonën pyjore pranë tunelit të Kalimashit. Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se ka rënë zjarr në zonën e quajtur “Vathi i Lugjeve”.

Për shkak të erës së fortë, është nxitur më tej përhapja e flakëve, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar për shkak të terrenit të vështirë. Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë nisur aksionin për lokalizimin dhe shuarjen e tij. Ende nuk dihet shkaku i kësaj vatre zjarri.

Sipërfaqe të mëdha pyjore janë djegur gjatë këtyre ditëve, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonave të prekura. Përmendim këtu rastin në malin e Shëngjinit dhe atë tek “Rana e Hedhun”.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje