Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi te hoxha zbulon hapur krimin e nuses: Helmoi vjehrrën kur ishte shtatzanë!

Rrëfimi te hoxha zbulon hapur krimin e nuses: Helmoi vjehrrën kur ishte shtatzanë!
March 14
19:48 2018

 

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur pak kilometra larg Tiranës, në Kamëz ditën e djeshme.

“Balkanëeb” ka zbuluar nga prokuroria një video plot 72 minuta që ndodhej në zyrën e hoxhë Hysen Shehut, ku nusja, Marjana Cmeta tregon se si helmoi vjehrrën.

Sipas Cmetës, gjatë dy viteve martesë me Olsi Lamin, ka kaluar një ferr të vërtetë pasi ka pasur mosmarrëveshje me vjehrrën, Lirijen.

Ishte material i zbuluar në zyrën e hoxhës ai që bëri të mundur zbulimin e kësaj ngjarje dhe autorit të vërtetë.

Rrëfimi tek hoxha ka qënë i çlirët dhe e reja fajësonte nënën e bashkëshortit si shkaktare të mosmarrëveshjeve që kishte edhe me të. Nisur nga mosmarrëveshjet prindërit e Oltit, që fillimisht jetonin me ta ishin larguar në shtëpinë e vjetër në fshatin Zall Mner, por as ky fakt nuk e kishte qetësuar Marjanën.

Një ditë kur vjehrra kishte zbritur për të blerë fidanë në fshat, ajo thotë se e ka ftuar brenda në shtëpi për të rregullaur marrëdhënien dhe se aty e ka helmuar, duke i hedhur fostoksinë në lëngun e portokallit, e më pas e ka mbyllur në një dhomë.

Ajo bërtiste e përpëlitej, në një moment donte të hapte dritaren e kapi perden, unë e ndalova dhe perdja u rrëzua. Sa më shumë helmi bënte efekt aq më shumëë shtoheshin të bërtiturat. Kisha frikë se do dëgjonin komshinjtë, ndaj i vura një shall në fyt…më pas e mbyta me duart e mia”, – tregon Marjana.

Ajo rrëfen se pas ngjarjes u largua te prindërit, por as aty nuk gjeti qetësi se sipas saj, filloi të përndiqej nga xhindët.

Për këtë fakt hoxha Hysen Shehu ka lajmëruar bashkëshortin e viktimës Agim Lamin, por duke qënë besimtar, ai e ka fshehur ngjajren. Si hoxha, ashtu edhe bashkëshorti i viktimës dhe një kushëriri i tij Arben Saliu po hetohen për moskallëzim krimi.

Komento
Shperndaje