Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi shokues i futbollistit të Juventus-it: “Nëse fitonim atë ndeshje do të kishim vdekur!”

Rrëfimi shokues i futbollistit të Juventus-it: “Nëse fitonim atë ndeshje do të kishim vdekur!”
February 21
16:08 2018

Mesfushori brazilian i Juventusit, Douglas Costa është rikthyer të flasë për kohën kur luante në Brazil dhe ishte pjesë e Gremios. Ai ka zbuluar një skandal të madh që ndodhte në kampionatin brazilian, ku ekipet detyroheshin të humbnin. Një gjë e tillë ka ndodhur në përballjen mes Gremios dhe Flamengos, ku në rast se skuadra e tij fitonte, kampion do të shpallej Internacional, gjë që vuri në lëvizje drejtuesit, duke shkuar deri tek kërcënimet me vdekje.

 “Ishim në rezultatin 1-1 në fund të pjesës së parë. Para fillimit të pjesës së dytë erdhi lajmi se Internacional do të bëhej kampioni i ri i Brasilerao me këtë rezultat tonin. Duhet të luaja për të mos fituar. Nëse do të kishim mundur Flamengon, sot do të isha i vdekur.” – rrëfen Douglas Costa për televizionin “Pilhado”.

“Në fund, ndeshja përfundoi 2-1 për Flamengo dhe të gjithë ishin të lumtur. Na u urdhërua që ta humbisnim atë takim. Është normale që drejtuesit të zbresin në dhomat e zhveshjes, sidomos para një ndeshjeje të rëndësishme. Flamengo po duelonte për titullin, stadiumi “Maracana” ishte plot. Na thanë që të bënim atë që dëshironim, që përgjegjësia ishte e jona. Nëse do ta fitonim takimin, nuk do të largoheshim dot të gjallë nga ai qytet. Do të kishte qenë një njollë në historinë e Gremios, që t’i jepte titullin Internacional. Nëse do ta fitonim atë ndeshje, do të ishim të vdekur!”, – tha mesfushori bardhezi.

Komento

Shperndaje