Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Salah Abdeslam, zhvendos përgjegjësinë tek i vëllai, Brahim

Rrëfehet Salah Abdeslam, zhvendos përgjegjësinë tek i vëllai, Brahim
March 25
18:27 2016

Në seancën gjyqësore, terroristi Salah Abdeslam ka folur për rolin e tij në sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015 dhe se si u organizuan ato. Në seancën gjyqësore të 19 marsit, një ditë pas arrestimit, ai mbajti versionin e tij të ngjarjes.

Salah Abdeslam deklaroi përpara trupit gjykues se kishte për detyrë të shpërthente rripin me eksploziv në stadiumin “Stade de France”, por hoqi dorë në çastin kur parkoi makinën. “Ndeza sërish makinën pa e ditur se ku po shkoja”, – u shpreh ai.

Më tej, “Le Monde” shkruan se ai minimizon përgjegjësinë e tij në masakrën e Parisit, duke zhvendosur gjithë peshën tek i vëllai i  madh, Brahim Abdeslam, i cili hodhi veten në erë përpara kafe-restorantit në Paris, një prej vendeve të sulmuara. 26-vjeçari terrorist deklaroi se ishte vëllai i tij ai që vendoste lidhur me sulmet dhe që siguronte paratë që duheshin e gjithçka tjetër për të sulmuar.

Etiketimet
Shperndaje