Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfehet Maradona: “Do të isha arrestuar nëse do të ishte aplikuar Var, për golin me dorë në Botërorin e 1986-tës’ ”

Rrëfehet Maradona: “Do të isha arrestuar nëse do të ishte aplikuar Var, për golin me dorë në Botërorin e 1986-tës’ ”
June 04
13:25 2018

Diego Armando Maradona është rikthyer duke folur për veten , këtë herë në një intervitë të dhënë për ish mesfushorin e Arsenalit Robert Pires për Bwin. Ai është përgjigjur edhe disa pyetjeve dhe nuk kanë munguar edhe ato për VAR lidhur me golin e shënuar me dorë në finalen e Kupës së Botës në 1986 që lejoi Argjentinën të fitonte kundër Anglisë. Maradona është treguar i sinqertë dhe është përgjigjur duke u shprehur se:

“ VAR në golin e shënuar në Meksikë? Po të ishte aplikuar në atë lojë jua siguroj që do të më kishin arrestuar . Nuk mund të vjedhësh para 80.000 njerëzve.

Legjenda e futbollit ka folur edhe herë të tjera në lidhje me këtë çështje por asnjëherë kaq troç dhe në mënyrë të hapur.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje