Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rrahu brutalisht deputetin shqiptar, maqedonasi shfryn mllefin në Facebook

Rrahu brutalisht deputetin shqiptar, maqedonasi shfryn mllefin në Facebook
April 28
08:13 2017

Në rrjetin social Facebook është përhapur një profil me emrin Kosta Delov, i cili është shprehur krenar për rrahjen brutale që ka ushtruar ndaj liderit të LRPDSH-së, Ziadin Sela. Por kjo deklaratë në Facebook e një dhunuesi ka tmerruar opinionin publik.
“Ndjenjë e papërshkruar kur brutalisht e godisja Ziadin Selën me grushte në kokë. Shtriju poshtë shkërdh…të shqiptare”, – ka shkruar Kosta Delov si i dyshuari kryesor për rrahjen e Selës dhe Zoran Zaevit.

Sa u përket incidenteve ditën e djeshme në Parlamentin e Maqedonisë, njëri nga anëtarët e partisë që drejton Ziadin Sela ka shkruar për shëndetin e tij:

“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së, z. Ziadin Sela.
Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme, por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën. Falënderojmë të gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh. Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që ky nuk është fillimi i asgjëje, ky është vetëm fundi i një të keqeje…fundi i pashmangshëm i saj”,-  shkruan Arben Taravari. /Blitz.al/

Share